Vrasja e oficerit të policisë, homazhe për efektivin Saimir Hoxha në Pallatin e Kongreseve

Shqipëria

Vrasja e oficerit të policisë, homazhe për efektivin Saimir Hoxha në Pallatin e Kongreseve

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po zhvillohen homazhet në nder të oficerit 44 vjeçar të vrarë në krye të detyrës Saimir Hoxha.

Të pranishëm do të jenë kolegët e efektivit dhe përfaqësues të lartë të politikës dhe të shtetit të cilët do t'i japin lamtumirën e fundit Saimir Hoxhës.

Saimir Hoxha, 44 vjeç babai i dy fëmijëve ishte nisur në aksionin antikanabis së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë.

Ora News atje ku u ekzekutua oficeri i krimeve në Lezhë, po ktheheshin pasi kishin asgjësuar një parcelë me kanabis

Në një rrugë policët janë përballur me një automjet të dyshimtë.

Menjëherë i kanë dhënë sinjal për të ndaluar dhe pranë makinës ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama, është afruar Saimir Hoxha ndaj të cilit Rama ka qëlluar me armë zjarri. Plumbi e ka goditur në zemër efektivin nga Puka.

Autori arriti të largoj menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa kolegët e Hoxhës ndaluan 2 miqtë e Aldit me të cilët ishte në makinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat