Policia: Aldi Rama qëlloi veten/ Policët e qëlluan 9 herë në postbllok pas vrasjes së kolegut

Shqipëria

Policia: Aldi Rama qëlloi veten/ Policët e qëlluan 9 herë në postbllok pas vrasjes së kolegut

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:16
Foto

Policia e Lezhës ka treguar me detaje se si ndodhi vrasja e policit 44-vjeçar Saimir Hoxha.

Sipas policisë, po bëheshin kontrolle në lagunën e Kune Vainit për drogë dhe është gjetur e shkatërruar një parcelë me 62 rrënjë hashash. Rrugës së kthimit, 500 metra larg parcelës, policët janë shkëmbyer me një automjet me të cilin lëviznin tre të rinj që janë kthyer rrugës. Policët e ndaluan mjetin në vendin e quajtur “Postblloku” me qëllim verifikimin e tyre.

Pas ndalimit nga automjeti iu bindën urdhrit për kontroll Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit. Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, personi që nuk doli nga makina, Aldi RAma i tha policët se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba në gjoks policin, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen.

Autori i vrasjes kaloi në vendin e shoferit dhe është larguar me automjetin. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij. Në automjetin e autorit janë konstatuar 4 dëmtime nga predhat me armë zjarri, me drejtim nga jashtë brenda. Pas vrasjes nisi kërkimi për Aldi Ramën, i cili braktisi makinën dhe u fsheh mes bimësisë së lagunës. E gjithë zona u rrethua dhe pasi i zbulua se ku ndodhej vrasësi ju bë thirrje për dorëzim për 45 minuta.

Sipas policisë Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes, por është vetëplagosur në kokë me armën e tij. Ai më pas është transportuar me barelë menjëherë deri në vendin e quajtur “Postblloku” më pas është dërguar në Spitalin e Lezhës dhe më pas në Tiranë, ku edhe sot në mëngjes humbi jetën. Policia arrestoi dy shokët e tij për moskallëzim krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat