“Ky është një krim i rëndë”, Dritan Demiraj ngre alarmin

Shqipëria

“Ky është një krim i rëndë”, Dritan Demiraj ngre alarmin

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:23
Dritan Demiraj

Sipas Dritan Demirajt, problemi në vendin tonë qëndron te kanabizimi, dhe për sa kohë qeveria do të mohojë këtë fenomen, atëherë nuk do do ketë zgjidhje.

“Ky është një krim i rëndë që shkakton dhimbje në të gjithë shoqërinë. Edhe në SHBA vriten shumë oficerë policie dhe kjo nuk do të thotë se shteti nuk funksionon.

Disa probleme me policinë në Shqipëri qëndrojnë. Policia në fakt ka nevojë për të nxjerrë disa mësime.

Duhet një analizë e thellë e të gjithë zinxhirit komandues të policisë. Është koha që Rama të dalë krah ministrit të brendshëm, dhe të thotë që qeveria është e vendosur për të luftuar krimin. Në fakt problemi më i madh në Shqipëri është kanabizimi. Sa kohë qeveria e mohon, do kemi gjithnjë e më tepër probleme”, tha Demiraj në Top News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat