Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 07:33
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në mesditë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme do të jenë në zonat Lindore si dhe rajonin Jugor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.

Pritet përmirësim gradual i motit, duke bërë që gjatë natës e gjithë Shqipëria të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 – 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat