Pamje të rënda nga vendngjarja/ E përplasi motori, ndërron jetë në spital kalimtari

Shqipëria

Pamje të rënda nga vendngjarja/ E përplasi motori, ndërron jetë në spital kalimtari

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Fier.

Ngjarja ndodhi pranë vendit të njohur si parku i automjeteve.

Mësohet se një person qe po kalonte me motor ka goditur një person tjetër që po ecte në këmbë, anës rrugës. Për pasojë, këmbësori është përplasur përtokë.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas autoambulanca e ka dërguar atë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Shkelqim Kondi, po jep dëshminë e tij në polici.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat