Policia pozicionohet në aksin Sauk-Teg, e pësojnë 45 shoferë

Shqipëria

Policia pozicionohet në aksin Sauk-Teg, e pësojnë 45 shoferë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Edhe mbrëmjen e sotme, policia rrugore ka vijuar me kontrolle në akset më problematike në vend.

Së fundmi “Rrugorja” është pozicionuar në aksin Sauk – Teg, ku janë gjobitur persona që udhëtonin me 133 km/h deri në 170 km/h. Për shkelje të shpejtësisë raportohet se janë gjobitur 11 persona.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 116 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 6 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 16 masa administrative me vlerë nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Masa të shtuara për sigurinë rrugore përgjatë fundjavës.
Policia Rrugore e Tiranës vijon pandërprerë monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk – Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 11 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 133 km/h deri në 170 km/h, ku drejtuesve të automjeteve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 muaj deri në 12 muaj, pasi disa prej tyre ishin shkelës disa herë të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 116 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë pezulluar 6 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 16 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin, janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë.

#KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës
#RespektoKufizimeteShpejtësisëMos
#MosPërdorAlkool GjatëDrejtimitTëAutomjetit
#MosUbëjStatistikë
#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat