U mori 25 mijë euro për katër pasaporta false, në pranga 35 vjeçari

Shqipëria

U mori 25 mijë euro për katër pasaporta false, në pranga 35 vjeçari

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një person u arrestua dhe dy të tjerë janë vënë në hetime në operacionin “Last Trip” të organizuar nga Policia Kufitare Rinas dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia bën me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 4 pasaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet N. M., 35 vjeç, ndërsa u proceduan shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë (punohet për identifikimin e tyre) kundrejt shumës rreth 25.000 Euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Shtetasit K. M dhe S. A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen”, bëri me dije policia.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, dhe “Falsifikimit të leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat