Mësim me kohë të plotë/ Prindërit, të kënaqur me fitoren e protestës së tyre

Shqipëria

Mësim me kohë të plotë/ Prindërit, të kënaqur me fitoren e protestës së tyre

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë në të 12-tën, nisin mësimin ditën e hënë, pra më 4 tetor, si para pandemisë, pra pa turne dhe me orë 45 minutë she.

Në një kohë kur gati 90% e stafit pedagogjik është vaksinuar dhe kur prej ditësh prindërit në të gjithë vendin po nënshkruanin një peticion kundër zhvillimit të mësimit me turne dhe orë të shkurtuara, Ministria e Arsimit, në koordinim më institucione të shëndetit publik, vendosi ta  ndryshojë vendimin.

“Është shumë më mirë për të gjithë ne. Vendim I drejtë. Unë kam dy fëmijë dhe angazhohej një shtëpi e tërë, me prindër dhe 4 gjyshër, vetëm për të marrë e çuar fëmijët në shkollë.

E mora  vesh këtë vendim dhe jam shumë e gëzuar që do të jemi si më parë, gjithë shokët e shoqet.

Sado të mësojnë në shtëpi, siç janë në shkollë nuk mësojnë. Bravo u qoftë atyre që morën këtë vendim. Edhe ne si gjyshër kemi vetëm me një turn “punë”.

Kjo tregon që edhe Ministria e Arsimit ka patur vullnetin e mirë për të dëgjuar zërin e prindërve.

Nuk e hasa peticionin që po firmosej, por patjetër që do ta nënshkruaja, pasi isha dakord që mësimi të zhvillohet I plotë.

Unë një nip kam për të çuar e shkollë. E kishte orarin 11 me 1, një orar shumë ters për të gjithë dhe fëmijën edhe ne, as andej e as këtej. Tani fillojmë siç duhet të hënën.

Mendoj se është zgjidhja më e drejtë, pastaj le të shtohen masat higjenike. Nuk mund të na kushtëzojë jetën pandemia, duhet të jemi ne që gjejmë masa mbrojtëse kundrejt pandemisë.

Shyqyr që u mor një iniciativë e tillë që zëri i njerëzve të dëgjohet”, thanë prindërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat