COVID i merr jetën 25-vjeçarit nga Lushnja/ Mesazhi prekës: Kjo flamë e mallkuar nuk të kurseu…

Shqipëria

COVID i merr jetën 25-vjeçarit nga Lushnja/ Mesazhi prekës: Kjo flamë e mallkuar nuk të kurseu…

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 20:51
Ersenildo

Një 25-vjeçar nga Lushnja është ndarë nga jeta për shkak të komplikacioneve me COVID-19.

Lajmin e trishtë e ka ndarë Partia Socialiste dega Lushnje. Në mesazhin ngushëllues të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, theksohet se pavarësisht luftës për të mbijetuar, kjo flamë nuk e kurseu të riun.

“Dhimbja është e madhe. Ersenildo nuk është më mes nesh. Gorreja nuk e ka më Nildin e dashur, Nildin e qeshur që shokët e rrethonin gjithmonë.

Ti ike shpejt Nildi, vetëm 25 vjeç, sapo kishe filluar jetën, kjo flamë e mallkuar të mori edhe ty në lulen e moshës, nuk të kurseu o djali ynë edhe pse ti luftove, luftove me shumë kurajë e besim. Tani ti je një engjëll lart në qiell, e ne nuk do të harrojmë kurrë! (Le të shërbejë kjo dhimbje si një apel për të gjithë…)”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat