Rrëzohet nga arra, humb jetën 40-vjeçarja në Pukë

Shqipëria

Rrëzohet nga arra, humb jetën 40-vjeçarja në Pukë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një 40-vjeçare ka ndërruar jetë në Pukë pasi u rrëzua nga një pemë arre. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan.

Arra në të cilën kishte hipur zonja me iniciale D.K, ndodhet në pronën e saj.

40-vjeçarja ndërroi jetë ndërsa transportohej për në spital.

Po punohet për zbardhje e plotë të rrethanave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat