Rritja e çmimeve/ Arben Malaj tregon çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Rritja e çmimeve/ Arben Malaj tregon çfarë pritet të ndodhë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:52
Arben Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar se rritja e çmimeve do të ndikojë negativisht në ekonominë shqiptarë, ku më të goditura do të jenë familjet e varfra.

Profesori tha në emisionin “Breaking”, se rritja e çmimeve nuk është si pandemia dhe tërmeti, ndërsa shtoi se qeveria ka dështuar lidhur me reformat.

Ish-ministri kujtoi vendimin favorizues për jahtet, ku miliarderët vijnë dhe blejnë naftë lirë në Shqipëri, ndërsa fermerët e blejnë me 170 lekë litri.

“Nëse ka një trend rritës, që mund të jetë i përhershëm, siç po ndodh me ushqimet, duhet të mendohet një strategji. Kjo rritje do të prekë më të varfrit. Një inflacion i lartë godet ata me paga të ulëta dhe i bën të varfrit më të varfër. Këtë kosto duhet ta paguajmë të gjithë bashkë, nuk e mban dot vetëm qeveria.

Fermeri e merr me 170 lekë litrin e naftës, ndërsa Bezos që ka buxhetin e tetë viteve të Shqipërisë e merr më lirë. Të hiqet ai favorizimi që u bëhet jahteve.

Reformat kanë dështuar, ndërsa qeveria thotë se po na vjen një fatkeqësi”, tha Malaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat