Basha: Kriza, pasojë e keqqeverisjes/ PD do nxisë dhe mbështesë reagimin popullor të qytetarëve

Shqipëria

Basha: Kriza, pasojë e keqqeverisjes/ PD do nxisë dhe mbështesë reagimin popullor të qytetarëve

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 19:49
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha  vendosi të mos thërrasë një protestë kombëtare  për rritjen e çmimit të energjisë dhe karburantit,  por të nxisë dhe mbështesë reagimin popullor të qytetarëve.

“Padiskutim që detyra jonë nuk është thjesht  denoncimi që e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, , por është po kështu t’i qëndrojmë në krah shqiptarëve kudo që janë si dhe të nxisim, inkurajojmë, mbështesim dhe përkrahim të gjitha  format e reagimit popullor sepse ky nuk është një problem i Partisë Demokratike,por është një problem i të gjithë qytetarëve,është një problem kombëtar”, tha Basha.

Kjo ishte edhe porosia  kryesore  për deputetët. Publikisht Lulzim Basha ngriti gishtin e përgjegjësisë ndaj  Edi Ramën si shkaktarin kryesor të krizës së energjisë, që në bindjen e kryedemokratatit  nuk është prodhuar nga faktor të jashtëm.

“Nuk është mashtrimi i Edi Ramës se kjo që po na vjen është çështje e tregjeve ndërkombëtare, kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, e dështimeve të tij, e vendimmarrjes së tij gjakftohtë, por kriminale. Që paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë , për uljen e çmimit të karburanteve, siç I ka premtuar, i ka marrë në fakt, këto çmime i ka shtuar dhe me paratë e mbledhura shtesë ka pasuraur veten e tij dhe një grusht oligarkësh që janë pjesë e thellimit të problemit në Shqipëri, sepse siç theksova dhe dje abuzimi I tyre duke vjedhur energjinë elektrike është pjesë e problemit”, tha Basha.

Lulzim Basha prezantoi një ditë më parë  një plan me 7 pika për daljen nga kriza, duke nisur nga ulja e heqja e taksës prej 240 lekë për litër karburanti, ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet e shportës, subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët  si dhe ristrukturim të buxhetit  te shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat