​Atentati në Elbasan, ndërron jetë në spital dhe Ardian Çollaku

Shqipëria

​Atentati në Elbasan, ndërron jetë në spital dhe Ardian Çollaku

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 09:17
​Atentati në Elbasan, ndërron jetë në spital dhe Ardian Çollaku

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Ardian Çollaku, i plagosur mbrëmjen e djeshme në atentatin në Elbasan ku humbi jetën dhe miku i tij Lulzim Bitri 35 vjeç.

Ardian Çollaku ishte dërguar me urgjencë drejt Tiranës pasi kishte pësuar vdekje klinike, por qe e pamundur nga ana e mjekëve ta rikthenin në jetë.

Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri u qëllua me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bradasheshit pranë një karburanti.

Ata ishin duke ecur në këmbë kur një makinë ka ndaluar pranë tyre dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

Më pas, shumë pranë vendngjarjes është gjetur një mjet tip Volvo duke u djegur që mendohet se iu përket autorëve të kësaj vrasje.

Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë, sipas burimeve ata lëviznin me makinë të blinduar dhe duket se kanë qenë nën ruajtjen e atentatorëve, të cilët kanë gjetur momentin e përshtatshëm për t’i sulmuar./A2/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat