Pas shtatë viteve, Shqipëria fillon bisedimet për pranim në BE/ Bytyçi ‘zbulon’ skenarin e Ramës dhe Bashës

Shqipëria

Pas shtatë viteve, Shqipëria fillon bisedimet për pranim në BE/ Bytyçi ‘zbulon’ skenarin e Ramës dhe Bashës

Nga: A.M Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:41
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka folur në lidhje me mbledhjen e Këshillimit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet në Slloveni.

Ai u shpreh se pas shtatë viteve si vend kandidat, Shqipëria do t’i nis bisedimet për pranimin në BE.

Mirëpo, sipas Bytyçit kjo do të ndodhë për shkaqe gjeopolitike, pasi Shqipëria nuk i ka plotësuar standardet demokratike.

“Por e gjitha po ndodh për shkaqe gjeopolitike dhe jo për shkak se vendi ynë i ka plotësuar standardet demokratike. Vendi drejtohet nga një qeveri mafioze dhe nga mafia-qeveri! Megjithatë në Europë nuk është hera e parë që pranohet një vend mafioz. Anëtare e Tregut të Përbashkët Europian ishte edhe Italia në fillim të viteve 1970, kur vendin e sundonte mafia siciliane”, shkroi në Facebook Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Neser ne Ljubljane te Sllovenise mblidhet Keshilli i Ministrave i Bashkimit Europian. Ne kete samit do te shqyrtohet edhe njehere propozimi i Komisionit per hapjen e negociatave per pranim te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

Bullgaria do ta lejoje Maqedonine e Veriut te hape negociatat per ta bllokuar ate ne procesin e diskutimit te kapitujve, nese deri atehere nuk do ta kete zgjidhe konfliktin midis dy vendeve. Ndersa Shqiperia do te perfitoje nga kjo e do te marre edhe ajo nje date te hapjes se negociatave. Pas shtate vitesh si vend kandidat, me ne fund vendi yne do te nise bisedimet e pranimit ne BE.

Por e gjitha po ndodh per shkaqe gjeopolitike dhe jo per shkak se vendi yne i ka plotesuar standardet demokratike. Vendi drejtohet nga nje qeveri mafioze dhe nga mafia-qeveri! Megjithate ne Europe nuk eshte hera e pare qe pranohet nje vend mafioz. Anetare e Tregut te Perbashket Europian ishte edhe Italia ne fillim te viteve 1970, kur vendin e sundonte mafia siciliane.

Meqenese se integrimi do te duhet te shitet si sukses i pozites dhe opozites, neser ne Ljubljane do te jete edhe Lulzim Basha! Dhe po neser Rama dhe Basha do te lene pas enturazhin e tyre protestues ne te njejten ore kur ne Gjirokaster do te mbahet Foltorja! Perfeksion!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat