7 humbje jete dhe 617 raste të reja me COVID-19, situata e 24 orëve të fundit

Shqipëria

7 humbje jete dhe 617 raste të reja me COVID-19, situata e 24 orëve të fundit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:14
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3507 testime, janë konfirmar me COVID-19, 617 raste të reja. 

7 humbje jete dhe 869 të shëruar në 24 orët e fundit .

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 

Janë kryer 3507 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 617 qytetarë, në këto bashki: 
207 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cerrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has. 

Janë 8396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.

Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        617
Të shëruar në 24 orë      869
Të shtruar në spitale       178
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 3507 

Testime totale              1,220,300 
Raste pozitive               172,618
Raste të shëruara           161,497
Raste Aktive                     8396
Humbje jete                     2,725
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             3713
Durrës             924
Fier                  730
Shkodër          656
Vlorë               499
Elbasan           458
Lezhë              336
Berat               328
Gjirokastër      220
Kukës              189
Korçë              182
Dibër               161

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat