Nikolla: Në PS ka plot burra dhe gra që mund të merrnin drejtimin e Kuvendit

Shqipëria

Nikolla: Në PS ka plot burra dhe gra që mund të merrnin drejtimin e Kuvendit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:51
Lindita Nikolla

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla është shprehur se nuk ka pasur asnjë komunikim nga kryeministri Rama për emërimiin e saj si kryetare e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Frontline”, Nikolla tha se në PS ka plot burra dhe gra që mun të merrnin atë post. Në momentin e marrjes së lajmit Nikolla u shpreh se filloi të përjetojë emocione që do të pasohej edhe nga një përgjegjësi e madhe.

“Jo nuk e dija. Nuk e dija deri në momentin që ai tha emrin tim më Asamblemë e PS. Nuk kam pasur prej tij asnjë komunikim. Në PS ka plot gra dhe burra që mund të merrnin drejtimin e Kuvendit. Lajmeve nuk u dhashë rëndësi dhe nuk pata pritshmëri teksa emri im dilte në media. Në momentin që kryeministri deklaroi emrin tim u ndjeva mirë teksa u shoqërua me duartrokitjet e sallës. Fillova të përjetoj një agushti të madhe nëse do ia dal të përmbush besimin dhe të jem në lartësinë e detyrës. U përcoll me emocion të veçantë dhe me një përgjegjësi të madhe. Ishin një sërë mendimesh të përziera, patjetër besim dhe emocion i fortë. Një përgjegjësi që nuk e kisha menduar kurrë në jetë. Periudha pa postin e ministres ka qenë një periudhë refleksioni e mbushur me veprimtari të shumta si deputete, drejtuese qarku”- tha ajo.

Lidhur me mënyrën që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të emëruar drejtuesit duke mos ua komunikuar më parë asnjërit, Nikolla tha se është një lloj qasje që ai ka zgjedhur por edhe se ai ka tragetin për ta bërë këtë gjë.

“Ndoshta këtë pyetje duhet t’ia bëni atij, por duke qenë se zgjedhja është në tragetin e tij. Ai mund të ketë bërë konsultimet e veta jo vetëm për rastin tin dhe këtë profil dhe mënyrë qasjeje ka zgjedhur për bashkëpunëtorët e tij”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat