Sekuestrohen 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri/ Arrestohet pronari i një lokali në Vlorë

Shqipëria

Sekuestrohen 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri/ Arrestohet pronari i një lokali në Vlorë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara nga policia e Vlorës, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat