Mbyllet protesta para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ja kur pritet të mbahet protesta e radhës

Shqipëria

Mbyllet protesta para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ja kur pritet të mbahet protesta e radhës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:44
Protesta

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka zgjatur rreth një orë para kryeministrisë, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë. Të pranishëm ishin edhe emra të njohur të ekranit që i bënin thirrje të gjithëve që t’i bashkoheshin për të kundërshtuar këtë padrejtësi.

Aktivisti Adriatik Lapaj zbuloi se protesta e radhës pritet të mbahet ditën e hënë, në orën 17:00 përballë kryeministrisë.

“Duke qenë se katër ditë më parë unë thash rastësisht do shkoj të protestoj dhe çuditërisht u bashkuan mijëra veta. Unë personalisht pa ia imponuar asnjë tjetri, në demokraci dhe vullnet të plotë, do lë disa ditë kohë për të reflektuar mbi protestën time dhe do protestoj sërish ditën e hënë në orën 17:00. Ndoshta rastësisht bëhemi ditën e hënë më shumë dhe se sot, ndoshta rastësisht”, tha Lapaj.

Kompanitë e miellit rritën abuzivisht çmimet, duke ndikuar te shtrenjtimi i bukës. Po kështu kriza energjetike që ka prekur gjithë Evropian rrezikon dhe vendin tonë dhe ne pritet të paguajmë më shumë fatura.

Shqiptarët sot paguajnë disa herë më shumë për blerjen apo marrjen me qira të shtëpive dhe mobilimin e tyre, për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në fabrika.

Rrogat dhe pensionet nuk rriten, që do të thotë se ne duhet të kursejmë gjithnjë e më shumë e të heqim dorë nga disa produkte apo shërbime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat