Kërkesa e Berishës për delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD: Firmosni për mbledhjen!

Shqipëria

Kërkesa e Berishës për delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD: Firmosni për mbledhjen!

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:14
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të foltores për riorganizimin e Partisë Demokratike është ndaluar pasditen e sotme në Gjirokastër, ku është takuar me simpatizantë të PD-së. Në fjalën e tij, ka zbuluar një bisedë me anëtarin e kryesisë së degës të Rrogozhinës, i cili tregonte se ishin hequr 40% të anëtarëve në lista.

Ndër të tjera, i bëri thirrje delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit dhe të votojnë si të duan.

Sali Berisha: Ne jemi njerëz të vlerave. Ti ke ardhur, ke kontributin tënd, u ktheve, lartësoje, rrite. Ky duhet të jetë parimi që duhet të na udhëheqë. Janë me mijëra anëtarët tanë të harruar.

Erdhi dje një anëtar i kryesisë së degës së Rrogozhinës, e di ç’bëri tha? Anëtarëso sa të duash për veten e për mua. Po ç’na doli? Kur solli listat, kishte hequr mbi 40% të listave. Asnjëri nuk anëtarësohet për kryetarin, çdo demokrat anëtarësohet për idealet e tij për PD. Ndaj dhe ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD të degës Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, pa përjashtim të firmosni për mbledhjen e Kuvendit.

Si të doni votoni në Kuvend, por firma juaj është ndërgjegja juaj për një parti që respekton votën e lirë. Ju e shihni se ç’ndodh. Peng kryetarin e ka marrë në patronazh qeveria me propagandën e saj. Ka të tjerë që përpiqen t’i mbushin mendjen qytetarëve që nuk ka rëndësi procedura, nuk ka rëndësi vota, këta janë mercenarë. Ata për të cilët procedura nuk ka rëndësi, vota nuk ka rëndësi, janë mercenare, nuk kanë abc e pluralizmit, nuk kemi gjë të përbashkët me ta. Ju siguroj se në përpjekje të përbashkëta do të dalim nga kjo beteja më të bashkuar, më të pavarur, më të fortë, më të hapur dhe më të sigurt se kurrë në fitoren që na pret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat