Erion Braçe kundër protestës për rritjen e çmimeve: Populizmi nuk i ul çmimet!

Shqipëria

Erion Braçe kundër protestës për rritjen e çmimeve: Populizmi nuk i ul çmimet!

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 06:00
Erion Braçe

“Populizmi nuk i ul çmimet!” Ky është qëndrimi i deputet socialit, Erion Braçe lidhur me protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve.

Ai shkruan në Facebook se në një ekonomi tregu funksionale, konkurruese, çmimet vendosen nga kërkesa dhe oferta në tregjet kombëtare.

Ai shton se është thellësisht populizëm të pretendosh se me protesta do caktosh çmime në treg dhe se liria dhe konkurrueshmëria në tregje është ajo që duhet.

Postimi i Braçes:

Tre gjera dua te them; E para, është populizem puro te thuash “kemi 30 vite ne ekonomi tregu dhe cmimet nuk i vendos Qeveria”, referuar rritjes se cmimeve. Qeveria jo, por institucione publike e te pavarura, rregullatore, e bejne qe cke me te; cmimi i energjise eshte cmim i rregulluar, cmimi i ujit eshte cmim i rregulluar dhe ka arsye, mbrojtja e interesit publik. Te besh populizem e te terhiqesh plotesisht, do te thote tu lesh dore te lire abuzuesve ne treg, te cilet minimalisht, ndihen te pa vezhguar, te pa hetuar, te pa ndeshkuar per abuzimet e tyre ne tregje;

Shqip, i nxit!

E dyta, ne nje ekonomi tregu funksionale, konkurruese, cmimet vendosen nga kerkesa dhe oferta ne tregjet kombetare; Pra, cmimet ne ekonomine e tregut funksionale dhe konkurruese, nuk i caktojne dy, tre, kater, pese ndermarrje me sjellje te koordinuar dhe per te ruajtur fitimet e tyre. Nese ne ekonomine e tregut, funksionale e konkurruese, cmimet nuk i cakton Qeveria, pa me te voglin diskutim nuk mund ti caktojne as kater pese private qe perdorin fuqine e tyre ekonomike per te deformuar tregun, vrare konkurrencen dhe ruajtur fitimet e tyre.

E treta, cmimet nuk caktohen ne protesta; eshte thelbesisht populizem te pretendosh se me protesta do caktosh cmime ne treg! Eshte po aq populizem sa, ne tregje te perqendruara e kontrolluara nga 4-5 ndermarrje, pa konkurrence, te thuash se duke ulur TVSH-ne do ulesh cmimet; Nuk ndodh, eshte e provuar se nuk ndodh.

Perkundrazi godet shtyllen me te rendesishme te te ardhurave, zeron mundesine per te perdorur instrumenta mbrojtes, kompesues, rimbursues ne shtresa te gjera qe goditen nga rritja e cmimeve! Populizmi u provua qe nuk eshte zgjidhje! Liria dhe konkurrueshmeria ne tregje eshte ajo qe na duhet. Vo: eshte hipokrizi e madhe qe pasdite te protestosh kunder rritjes se cmimeve dhe, ne mbremje, ne emisionin tend eshte reklama e ndermarrjes qe shet produktet me cmimet e rritura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat