Rritja e çmimeve, Basha akuza Ramës: I duhet një krizë për të mbuluar dështimin

Shqipëria

Rritja e çmimeve, Basha akuza Ramës: I duhet një krizë për të mbuluar dështimin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:14
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me paralajmërimin e krizës energjitike. Sipas Bashës Shqipëria do të preket pak nga kjo krizë ose nuk do të preket fare, ndërsa sipas tij Rama doli dhe krijoi panik tek qytetarët.

Basha theksoi se Rama krijoi këtë gjendje pasi i duhet një krizë për të mbuluar dështimin.

“Po cila ishte nevoja që ky të dilte si monoguf, në një zyrë të dekoruar shtrenjtë, me taksat e atyre që po u parashikonte kataklizmën apo fundit e botës, për të përcjell një ngjarje të tregjeve ndërkombëtare që mund ta prek pak ose aspak shqiptarët, të cilët siç e dimë të gjithë kanë tetë vite që po lenë qimet e kokës me karburantin dhe energjinë e shtrenjtuar po nga ky?
Përgjigjja është e thjeshtë, dhe jam i sigurt që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura të masakrës zgjedhore.”
tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Prandaj, kur të dielën që shkoi deklaroi se do t’ia dalim sic ia dolëm me pandeminë, zoti na ruajt, ajo fjali triumfaliste, që nuk kishte asnjë lidhje me të vërtetën, tingëlloi si një shuplakë, si një e pështyrë në fytyrën e qytetarëve të këtij vendi, ndërkohë që Edi Rama shfaqej nga mëngjesi deri në dark nëpër ekrane, për të mbushur me dokrra, me gogëllëqe, me gënjeshtra dhe me aktrim boshllëkun që krijoi mungesa e ndihmës reale.
Një shuplakë jo vetëm për familjet që u ndanë nga të dashurit e tyre, duke kaluar një kalvar të gjatë dhe të mundimshëm një kalvar që kjo qeveri nuk njeh dhe mohon, por edhe për ata qindra-mijëra të tjerë që shpenzuan kursimet e tyre për të gjetur shpëtim, sepse ky pushtet kishte larë duart me ta.
Dhe e dimë që nuk kanë shpenzuar pak.
Mesatarisht 1.000 dollarë për tampon, ilace e oksigjen, për të gjithë ata që u kuruan në kushte shtëpie, ndërkohë që skema e rimbursimit dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë në xhepat e drobitur të qytetarëve më të varfëruar të Europës.
Dhe në fund të Europës e lanë Shqipërinë edhe për masat gjysmake që ofruan. Sepse ndërkohë që bizneset mbylleshin, njerëzit humbnin vendet e punës dhe varfëria shtohej në cdo cep të vendit, ky pushtet, që përparësi ka koncesionet PPP-të, tenderat sekret dhe korruptiv dhe grabitjen e pronave të qytetarëve dhe pronës publike dhanë ndihmën më të ulët ekonomike në gjithë kontinentin.
Na lanë pas edhe vende më të vogla, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, që disbursuan 2 deri ne 3 herë më shumë paketa ndihmëse për të mbrojtur qytetarët e tyre.
Madje Republika e Kosovës po na jep një leksion, një mësim ndjeshmërie dhe përgjegjësie në këtë drejtim, sepse jo më larg se një javë më parë ka vendosur të mbështesë financiarisht me 1.500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë të tyre për shkak të COVID-19. Sigurisht kjo shumë nuk kompenson humbjen e njerëzve dashur, por kjo tregon , ky akt , ky veprim tregon qartësisht diferencën midis një qeverie që mohon dhe fsheh jetët e humbura për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit me të cilin e trajtoi pandeminë dhe një tjetër që kërkon t’u gjendet pranë qytetarëve, duke u dhënë mbrpasht taksat që ata derdhin nëpërmjet punës së tyre.
Por këta nuk e bëjnë dot këtë.
Nuk e bëjnë dot këtë sepse për tu dhënë para qytetarëve, duhet që këto para t’ia hiqni vetes, apo klientëve tuaj.

Dhe në vend që të këkojë ndjesë për jetët e humbura, për paprëgjegjshmërinë, për keqqmenaxhimin, për braktisjen e interesit publik me qëllim që ti shërbej interesave të nje grushti të njerëzish, një grushti që u pasurua dhe në kohë pandemie, fryhen si sot në nisje të seancës ashtu dhe të të dielën si gjeli në majë të koncesioneve korruptive.
E ndërkohë që në disa vende europiane, përfaqësuesit e qeverive dolën për të shpjeguar masat në mbrojtje të konsumatorëve, për atë që po ndodhë apo pritet të ndodhë në tregjet ndërkombëtare, gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellalli i të keqes doli për ti rënë daulleve të panikut dhe të justifikimit për mprehjen e sëpatës që po lëshon sërish në qafën e drobitur të shqiptarëve dhe buxheteve të tyre familjare.
Po cila ishte nevoja që ky të dilte si monoguf, në një zyrë të dekoruar shtrenjtë, me taksat e atyre që po u parashikonte kataklizmën apo fundit e botës, për të përcjell një ngjarje të tregjeve ndërkombëtare që mund ta prek pak ose aspak shqiptarët, të cilët siç e dimë të gjithë kanë tetë vite që po lenë qimet e kokës me karburantin dhe energjinë e shtrenjtuar po nga ky?
Përgjigjja është e thjeshtë, dhe jam i sigurt që tashmë e kanë kuptuar të gjithë, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqqmenaxhimin dhe korrupsionin e pakicës që drejton me vota të vjedhura të masakrës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat