Basha: Rama rrenacak me certifikatë 24 karat, ku janë shkollat që premtove?

Shqipëria

Basha: Rama rrenacak me certifikatë 24 karat, ku janë shkollat që premtove?

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:53
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një replikë për kryeministrin, Edi Rama, i cili u largua nga salla pas fjalimit e akuzoi atë për mos mbajtje të premtimeve, lidhur me ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës.

Basha e cilësoi Ramëa si "rrenacak me certifikatë 24 karat", duke theksuar se qeveria do të grabit truallin e shkollës 'Naim Frashëri' në Durrës për të ndërtuar kulla.

"Nga 230 milionë  euro që i dha BE vetëm 120 milionë ka disbursuar, ku janë tjerat? Pse nuk hapen shkollat? Premtimi për shkolla nuk u mbajt.  Si shumica dërrmuese e premtimeve të një rrenacaku  me certifikatë 24 karat. Ku është shkolla ‘Naim  Frashëri’ në Durrës, do ndërtohet pak me tej se do grabitet trualli për të ndërtuar kulla, të Ard Celave, e Dakos, para korrupsioni, para droge. Thatësira thotë, 10 mln tenderi i fundit. Me çfarë e shuan këtë thatësirë, ku shkojnë këto 10 mln euro më shumë se çmimi i tregut, sa prej tyre për të kompensuar blerësit e votave dhe patronazhistëve? Ato 10 milionë euro janë të shqiptarëve, me taksa që thotë se nuk i ka rritur”, u shpreh Basha.

Po ashtu Basha tha  se sot opozita është në garë me llumin e tranzicionit dhe se beteja e saj nuk është as e brendshme e PD, e as me socialistët e ndershëm.

"Kjo nuk është garë e brendshme e Partisë demokratike, as me kundërshtarët me PS.

 Kjo është një garë mes patriotizmit të vërtetë, dashurisë dhe dhembshurisë për fatin e zi që e ka katandisur kjo qeveri dhe pengut të krimit të organizuar dhe qytetarëve të korruptuar të atij që i përdor dhe përdoret nga ata, të atij që është kukulla dhe i përdori tata  si kukulla.

 Është betejë mes llumit të tranzicionit shqiptar, të këtij këtu e çdo kujt tjerët, politikan oligark apo çfarë lloj manteli që 30 vite vetëm pasurohen,  e një shpresë të re që po lind se Shqipëria mund e do të jetë ndryshe, e një ëndrre që kishim në 1992, kur paraardhësit e tyre, i detyruam të hiqnin dorë nga monopoli i dhunës. Varfëri-terror-propagandë ky është trinomi i këtij që mban peng qeverisjen e vendit përmes," tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat