Basha akuzon Qeverinë: I keni vënë vendit një tabelë 'në shitje'! Ibrahimaj: Të pavërteta shifrat për varfërinë

Shqipëria

Basha akuzon Qeverinë: I keni vënë vendit një tabelë 'në shitje'! Ibrahimaj: Të pavërteta shifrat për varfërinë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 13:37
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi Qeverinë si i ka vënë vendit një tabelë 'në shitje'. Duke folur nga foltorja e Kuvendit ai tha se i gjithë buxheti i shtetit është në dispozicion të PPP-ve.

Basha: I keni vendosur vendit një tabelë ku shkruhet 'shitet'. Portet dhe pasuritë e tjera kombëtare po i trajtoni si plaçkë. Po i shfrytëzoni për pasurimin e tyre dhe të klientëve tuaj.Buxhetin e keni vendosur të gjithin në funksion të PPP-ve, një pjesë të të cilave i keni fshehur në parajsat fiskale. E bëni për të shpërndarë produktin e korrupsionit në fshehtësitë ekzotike. Edhe skandali i Pandora Papers tregoi se problemet që ne kemi me energjinë nuk janë prej krizës por prej korrupsionit. E keni telendisur Shqipërinë në arbitrazhet ndërkombëtare, një bombë me sahat që mund të shpërthejë nga momenti në moment.Shumica prej jush mund ta ketë harruar sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyerën e deformuar të mediave që e ushqeni me korrupsionin tuja. Gati gjysma e familjeve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, dhe 41% e shpenzimeve shkojnë për ushqim. Këto i konfirmon edhe INSTAT  juaj që shpesh është kapur në rrena.

Në replikë me të, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, i konsideroi të pavërteta deklaratat e kreut te PD-së, për nivelin e varfërisë në vend.

Ajo nënvizoi se viti i kaluar ishte i vështirë, por megjithatë vendi mundi të ringrinte ekonominë.

Ibrahimaj: Është e lehtë të flasësh e të gjykosh pa argument a epa shifra. Vii i kaluar ka qenë i vështirë, situatë me të cilën u përballe gjithë bota, pro reagimi i qeverisë ishte e shpejtë dhe i menjëhershëm. U ndihmuan të gjithë ata që dolën të papunë, duke u ddsibursuar 65754 të punësuar me 3 paga, që punonin për 41 mijë biznese. U akordua një pagë 40 mijë lekë për 173 mijë për at atë punësuar që për shkak  ë pandemisë, bizneset e tyre u ndaluan. Këtë e tregojnë shifrat e punësimit dhe të rritjes ekonomike që arritën të ringrihen. Qeveria i dha garanci sovrane shumicës së bizneseve. Këto çuan që ne të kemi rritje ekonomike këtë vit më të larët se vendet e rajonit. Shifrat e përmendura për varfërinë, të pavërteta, Basha iu referua një studimi të një studiuesi që nuk i referohen shifrave të varfërisë, pro çështje teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat