“Bomba” e Harxhit: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë brenda pak javësh me Bashën

Shqipëria

“Bomba” e Harxhit: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë brenda pak javësh me Bashën

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:11
Edith Harxhi

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi paralajmëroi se brenda pak javësh Lulzim Basha do të detyrohet të japë dorëheqjen.

“Basha do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen shumë shpejt, për pak jave mendoj unë, pasi ky që po vjen është një ortek që bëhet sa vjen edhe më i madh dhe i pandalshëm. Një udhëheqës që nuk u bë kurë lider nuk i reziston këtij orteku.

Ne jemi të shkëputur krejtësisht nga realiteti, vizitat e mia në degët e PD unë kam prekur realitetin shqiptar, i cili nuk njihet nga kafenetë e Tiranës as në udhëtimet turistike që bëjmë gjatë verës.

Në PD gjen konservator të pastër, gjen folklor të bukur autentik, gjen filozofi popullore, gjen skamjen e vërtetë shqiptare. Baza nuk është e çoroditur fare, por njerëzit janë më mirë të orientuar politikisht sesa ata që janë në Tiranë madje edhe më shumë se drejtuesit politik”, shprehet Edith Harxhi për Fax News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat