Avokati zbardh detaje nga ngjarja e rëndë: Vajza zbriti shkallët e përgjakur

Shqipëria

Avokati zbardh detaje nga ngjarja e rëndë: Vajza zbriti shkallët e përgjakur

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:15
Jawsackie Jaboah, Klinton Pira

Një 31-vjeçare nga Gana u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj shqiptar, ndërsa më pas ky i fundit u vetëflijua.

Ngjarja në fjalë ndodhi me 4 Tetor në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

31-vjeçarja ganeze me shtetësi franceze kishte mbërritur në Tiranë mesditën e 4 Tetorit, ndërsa kishte rezervuar një apartament me qira ditore në Tiranë, ku do të qëndronte me të dashurin e saj shqiptar 26-vjeçarin nga Dibra, Klinton Pira, i cili pak kohë më parë kishte mbërritur nga Anglia

Ndërkohë që sa më shumë flitet për këtë ngjarje aq më shumë detaje të reja zbulohen.

Ajo që deri dje nuk ishte marrë vesh ishte se vajza ganeze megjithëse ishte qëlluar me thikë, kishte arritur të zbriste deri poshtë dhe këtë gjë e tregojnë gjurmët e gjakut që ka spërkatur muret e pallatit.

Avokati Idajet Beqiri deklaroi se dy të rinjtë nuk ishin banorë të pallatit, dhe se tek pallati ku ndodhi ngjarja ai ishte banor i përhershëm.

Beqiri shprehet, se para disa ditësh ai kishte instaluar edhe kamera sepse në zonë kishin ndodhur disa ngjarje, por askush nga policia nuk ka shkuar që të kërkojë pamjet filmike.

Madje dhe vetë ai ka shprehur kuriozitetin çfarë ndodhi atë mbrëmje, por askush nuk ia ka marrë përsipër të hape hardiskun e filmimeve nga kamerat e sigurisë.

Beqiri shpreh shqetësimin se duke qEnë se në pallatin e tij ka banorë të përhershëm nuk është normale që hyrje apartamenti të funksionojnë me orë apo me net-fjetje, pra  të funksionojnë si hotele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat