Kryeministri Rama justifikon rritjen e çmimeve: Shqiptarët nuk vuajnë për bukë

Shqipëria

Kryeministri Rama justifikon rritjen e çmimeve: Shqiptarët nuk vuajnë për bukë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 00:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ foli për rritjen e çmimeve.

Kreu i qeverisë u pyet nëse është normale rritja e çmimit të bukës me 10 apo 20 lekë.

Lidhur me këtë, Rama tha se “shqiptarët nuk e kanë patur ndonjëherë problem bukën”.

Pra, sipas kryeministrit kjo gjë është normale.

Në premtimet elektorale, Rama shprehej se nuk do të rriteshin çmimet, ndërsa sot po përballemi me të kundërtën.

Kjo gjë ka shkaktuar edhe revoltë qytetare.

Protestat kanë nisur, ndërsa ironitë e kryeministrit nuk ndalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat