Ishte i parkuar në oborrin e banesës, digjet në mesnatë mjeti në Korçë

Shqipëria

Ishte i parkuar në oborrin e banesës, digjet në mesnatë mjeti në Korçë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Digjet një mjet në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës rreth orës 01:00 pas mesnate.

Sipas policisë mjeti ka qenë i parkuar në banesën e një shtetasi i cili nuk rezulton problematik.

Ndërsa ende nuk dihet nëse flakët që kanë përfshirë mjetin janë shkaktuar në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme.

Ekspertët ndërkohë po bëjnë këqyrjen e mjetit për të zbardhur shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat