DW: Shqipëria shpall emergjencën e furnizimit me energji elektrike

Shqipëria

DW: Shqipëria shpall emergjencën e furnizimit me energji elektrike

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:53
Ilustrim

Shqipëria hyri në situatën e emergjencës energjitike, e cila do të zgjasë deri në prill 2022. Prej disa javësh në Shqipëri ka rritje të konsiderueshme të ꞔmimeve të karburanteve e ushqimeve.

Vendimi i shpallur të premten, (08.10) nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, i përgjigjet rritjes tronditëse të ꞔmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Në një konferencë për mediat pas publikimit të vendimit, kryeministri Rama paraqiti arsyet e marrjes së këtij vendimi.

"Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Synimi i qeverisë është të mbrojë konsumatorët, me një rend prioritetesh nga poshtë lart, nga ata që janë më në nevojë e duke vajtur më lart, përmes biznesit të vogël dhe më tej atij të madh”, tha kryeministri Rama.

Image
Edi Rama

Kriza energjitike si kriza e Covid

Për kryeministrin Rama kriza energjitike është e krahasueshme me atë të pandemisë Covid-19. "Por ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë që kriza energjitike do të jetë e pranishme deri në mesin e vitit të ardhshëm", tha kryeministri Rama në konferencën për shtyp.

Qeveria shqiptare synon me vendimin e saj t'i hapë rrugën realizimit të një plani të posaçëm për përballimin e situatës kritike. Tek ky plan përfshihet edhe pezullimi i investimeve të tre kompanive të sektorit energjitik, duke përjashtuar vetëm investimet e domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Të shtunën pritet publikimi i masave që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar situatën e emergjencës.

Opozita: Kriza energjitike pasojë e korrupsionit

Opozita kundërshton përligjjen nga qeveria të krizës energjitike si të shkaktuar nga rritja marramendëse e ꞔmimeve. "Kjo është krizë nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi", tha Lulzim Basha,  kryetari i Partisë Demokratike, më të madhes në opozitë në Sqipëri. Basha vuri në dukje që „ në verë energjia e prodhuar nga burimet hidrike të vendit shitet lirë dhe pak muaj më vonë, blihet energji me një ꞔmim 3- 4 herë më të lartë në tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që u mblidhen shqiptarëve kacidhe më kacidhe."

Image
Lulzim Basha

Sipas opozitës, kompanitë shtetërore blejnë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare, kur ajo është më e shtrenjtë duke arritur në fund të vitit në një shpenzim prej 140 milionë eurosh, një faturë e lartë kjo, që e paguajnë qytetarët, thekson opozita.

Që prej disa javësh në Shqipëri ka rritje të konsiderueshme të ꞔmimeve të karburanteve si pasoje e rrritjes së ꞔmimit të energjise elektrike. Rritje ꞔmimesh deri në dyfishin e tyre kanë pësuar edhe produktet ushqimore duke përfshirë edhe bukën.

Një protestë qytetarësh kundër rritjes së ꞔmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore e organizuar nga shoqëria civile, u zhvillua ditët e fundit në Tiranë, përballë godinës së kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat