Beteja për milionat e RTSH-së, pas tenderit për të cilin u arrestua Thoma Gëllçi

Shqipëria

Beteja për milionat e RTSH-së, pas tenderit për të cilin u arrestua Thoma Gëllçi

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:34
Thoma Gëllçi

Një betejë e vërtetë duket se është zhvilluar mes dy kompanive pjesëmarrëse në tenderin e RTSH-së për të cilin ra në pranga ish-Drejtori i Përgjithshëm Thoma Gëllçi. Kompania humbëse është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik duke e cilësuar përjashtimin të padrejtë dhe duke pretenduar se firma fituese nuk kishte autorizim për tregtimin e pajisjeve që do të bliheshin për kanalin RTSH Agro.

TIRANE- Tenderi për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro për të cilin u arrestua ish-Drejtori i Përgjithshëm Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të këtij televizioni nxorri në pah një sërë shkeljesh në procedurën e prokurimit me fond limit 86.9 milionë lekë.

Në dokumentet e Komisionit të Prokurimit Publik shihet se për tenderin në fjalë kanë marrë pjesë 2 operatorë ekonomike, Eurokontakt sh.p.k. me pronar Gent Prizrenin dhe TBS 96, pronar i të cilit është Artan Xhori.

Subjekti i skualifikuar Eurokontakt sh.p.k., ka ofruar 65.4 milionë ndërsa operatori TBS 96 është shpallur fitues dhe pse ka ofruar 19.5 milionë lekë më shumë. Kjo situatë ka ardhur nga mungesa e specifikimeve teknike nga RTSH.

Operatori Eurokontakt ka ankimuar në KPP vendimin duke e cilësuar si të padrejtë dhe diskriminues. Në dokument thuhet se kompania Eurokontakt sh.p.k është skualifikuar pasi nuk vërteton nëpërmjet asnjë dokumenti që është distributor i autorizuar i kompanive për prodhimin e produkteve që do të bliheshin.

Arrestimi i Thoma Gëllçit, Shkeljet që zbuloi SPAK në tenderin për RTSH Agro: Shpalli fituese ofertën me 20 mln lekë më të lartë

Argumenti tjetër i dhënë për përjashtimin e këtij operatori lidhet me disa specifikime teknike të pajisjeve. Sipas autoritetit kontraktues sistemi LED i ndriçimit i ofruar nga operatori ka parametra më të ulët se kriteret e përcaktuara në DST.

Kompania Eurokontakt pretendon se në kriteret e autoritetit kontraktor nuk kërkohet asnjë dokument shtesë për të provuar se distributori ka autorizim nga prodhuesi.

Madje dhe në rastet kur është paraqitur dokumenti nuk është marrë parasysh si arsye skualifikimi pasi kjo mund të verifikohet në vvebsitet e distributorëve dhe prodhuesve. Por pavarësisht kësaj kompania thotë se disponon autorizimet e prodhuesve të pajisjeve dhe kërkon rrëzimin e arsyes së skualifikimit si të pabazuar në ligj dhe fakte.

Ndërsa në lidhje me llampat LED, operatori Eurokontakt deklaron se oferta që ata kanë paraqitur është e njëjtë me atë të llampave 120 VV.

Sipas tyre çmimi si për llampën me fuqi 110 VV dhe për atë me 120 VV nuk ka ndryshim dhe kjo diferencë e vogël në VVat është e papërfillshme dhe nuk përbën dallim për qëllimin e përdorimit të llampave.

Për Komisionin e Prokurimit Publik subjekti nuk ka paraqitur asnjë dokument që kompanitë distributore janë të autorizuara për prodhimin e produkteve. Ky argument ka mjaftuar për KPP për rrëzimin e ankimimit të paraqitur nga Eurokontakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat