Ish-ministri i PS-së paralajmëron kohë të “errëta” për shqiptarët, hedh akuzat e forta për deputetin e njohur

Shqipëria

Ish-ministri i PS-së paralajmëron kohë të “errëta” për shqiptarët, hedh akuzat e forta për deputetin e njohur

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:20
Edi Rama

Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të rriste varfërinë në vend.

Sipas tij kryeministri Edi Rama duhet të ndalë investimet që po fusin në borxh Shqipërinë, të garantojë shtresat në nevojë se nuk do të preken dhe të mos përhapë panik.

“Nëse kryeministri dhe ministrat mendojnë se është krizë e jashtme gjëja e parë që duhet të bënte qeveria është të bënte atë që bën qeveria italiane që ulet me sindikatat dhe komunikon, apo ajo që bëri Greqia me bizneset, këtë e bënë tre ministrat përgjegjës, ministri është nënpunës dhe kjo bëhet për të ndalur panikun. Duhet të garantohet shtresa në nevojë që nuk do preket, por kjo që bëhet është papërgjegjshmëri që krijon agresivitet social.

Ajo që duhet të bëhej ishte të shkarkoheshin përgjegjësit dhe kryetari i komisionit të ekonomisë duhet të thirrtë mbledhje jashtë radhe dhe jo të rrijë aty si manekinë. Ç’kusur kanë shqiptarët të vuajnë papërgjegjshmëritë e tij.

Bordet emërohen që të menaxhojnë kompanitë dhe stabilitetin e financave sepse për ditë po merret borxh për gropat e zeza. Raportet duhet të shqyrtohen në komisionin e ekonomisë.

Nuk ka asnjë shifër për mbrojtjen sociale, nuk flasin për kosto. Kush do të vendosë se cilat janë të arsyeshme tigri apo Balla që luan paratë e shqiptarëve në kazinotë e Europës. Rama nuk merr asnjë përgjegjësi. Këtu udhëheqësit e Ramës bashkë me të veprojnë si manikinë”, tha Malaj për MCN Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat