Rama shpjegon pse nuk i rrit pagat dhe pensionet

Shqipëria

Rama shpjegon pse nuk i rrit pagat dhe pensionet

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në konferencën e jashtëzakonshme ditën e sotme për planin e masave për krizën e energjisë foli edhe për rrogat e pensionet. 

Kreu i qeverisë tha se të gjithë duan rritje rrogash e pensionesh, por sipas tij njerëzit nuk e kanë idenë që brenda një viti kështu do të përfundonim në krizë urie. 

"Ju thoni rrit pagën minimale në 500 mijë lekë, sa hap e mbyll sytë, por po ndodhi kjo, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në krizën e urisë. Pagat e pensionet në një vend rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij.

Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, pra nga kontributet e atyre që punojnë. Që nga viti 2014 ata që fitojnë më pak, paguajnë më pak se sa paguanin para vitit 2014. Ne u kemi lënë të gjitha familjeve 1.2 miliardë dollar në tetë vite që do të ishin në arkën e shtetit, siç shkonin në vitin deri në vitin 2013.

Pyetje që ngrihet është se me çfarë tjetër perveçse me më shumë punë e durim mund t’i rrisim të ardhurat? Që të kemi më shumë mundësi për të rritur paga e pensione, nuk duhet të harrojmë se që tu ngjajmë atyre që kanë më shumë duhet të durojmë shumë. Sepse ata kanë punuar shumë, kanë sakrifikuar shumë dhe kanë paguar shumë për arkën e shtetit të tyre. Një orë ishim edhe atëherë fizikisht larg tyre. 

Rritëm edhe taksat për biznesin e madh sepse furra e bukës paguante më shumë se 15-katëshi," tha kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat