Gazetari zbulon goditjen “e rëndë” që do të marrë Basha së shpejti

Shqipëria

Gazetari zbulon goditjen “e rëndë” që do të marrë Basha së shpejti

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:00
Lulzim Basha

Gazetari Robert Papa ka folur për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Ai tha se Berisha do ta spostojë Bashën si kryetar i PD.

Pjesë nga intervista për MCNT Tv:

Zoti Berisha i ka mbledhur firmat për të thirrur Kuvendin e Partisë Demokratike, por ndërkohë vijon takimet me bazën duke mos e depozituar kërkesën për mbledhjen. Nga ana tjetër, zoti Basha ka premtuar se nuk do e lejojë mbledhjen e këtij Kuvendi, por pa treguar se si do e ndalojë. Duket se të dyja palët po tregohen të kujdesshme për të hedhur hapin e parë në përballjen finale. Pse ky hezitim?

Papa: Që Berisha është lojtarë i fortë në PD askush se vë në dyshim, por Basha do mbetet në politikë si Bashkim Fino, që mbahej aty. Mund ta heqin si kryetar por jo si deputet. Ajo që fiton këtu është baza e PD për një hapje, por më i fituari është Rama në këtë mes.

Pavarësisht se cili do të fitojë nga kjo përballje, Basha apo Berisha, ju si e shihni të ardhmen e Partisë Demokratike?

Papa: Berisha e sposton Bashën, ka pasur shumë pushtet. Duhet bërë partia si këtu që askush si njeh kryetarët. Duhet të zgjidhet me votë se cilët do të jenë kandidatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat