Bylykbashi: Rama ofron pazar për vetingun, PD reagon Top Channel: Nuk kemi diskutim as me PS-në, as me partnerët

Shqipëria

Bylykbashi: Rama ofron pazar për vetingun, PD reagon Top Channel: Nuk kemi diskutim as me PS-në, as me partnerët

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:16
Oerd Bylykbashi

Ish bashkëkryetari demokrat i reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi foli sot  për një pazar  që Kryeministri Edi Rama po i ofron Partisë Demokratike për organet e Vettingut. Në  nje shkrim në “Facebook”, deputeti demokrat shkruan se Edi  Rama i ka ofruar Lulzim Bashës shtimin  e disa Bashkive në hartën territoriale në këmbim të zgjatjes së afateve të dy organeve të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisoneri Publik.

Por, Partia Demokratike i cilësoi pretendimet e deputetit Bylykbashi si të pavërteta. Në një reagim për gazetaren Top Channel, Elda Menga, burime zyrtare nga selia blu  mohojnë ekzistencën e një diskutimi jo vetëm me Partinë Socialiste, por edhe partneret ndërkombëtare.

“Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë”, sqarojnë burime zyrtare nga PD për Top Channel.

Jo vetëm reforma Territoriale, por dhe ajo Zgjedhore janë prioritet i Partise Demokratike në këtë legjislature të re.  Në reagimin për Top Channel PD  nënvizon vijat e kuqe nga ku duhet te nisë reforma e re zgjedhore, në mënyrë që siç thotë ajo  të mos përsëriten gabimet e tryezës te cilën zoti Bylykbashi e udhëhoqi në emër të Partisë Demokratike  në te shkuarën.

“Po ashtu, reforma zgjedhore duhet të nisë me garantimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira, jo siç gabimisht u orientua më parë, vetëm tek kërkesa e panegociueshme e Edi Ramës për të marrë nën kontroll komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike dhe që, fatkeqësisht, iu prezantua lidershipit të partisë si kërkesë e panegociueshme e partnerëve ndërkombëtarë” , thuhet ne reagimin zyrtar te PD-së për Top Channel.

Prioritetet e socialistëve janë krejt tjetër, ato presin bashkëpunimin e demokratëve  për zgjatjen e afateve te Vettingut me dy vite, deri ne 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat