Tjetër aksident i frikshëm! Vdes një 54 vjeçare dhe lëndohet një tjetër

Shqipëria

Tjetër aksident i frikshëm! Vdes një 54 vjeçare dhe lëndohet një tjetër

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

(E plotësuar 19:48) - Policia ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit të ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut, është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se ka disa të plagosur rëndë dhe një viktimë. Ne aksident është përfshirë një autoveturë dhe një trailer.

Si rezultat i përplasjes mes tyre autovetura ka dalë jashtë rruge dhe është shkatërruar.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve prej 15 minutash. Policia ka mbërritur në vendngjarje për disiplinimin e qarkullimit dhe hapjen e rrugës me një korsi.

Ndërkohë ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat