Ish-deputeti i PD-së sulmon Lulzim Bashën

Shqipëria

Ish-deputeti i PD-së sulmon Lulzim Bashën

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 19:55
Lulzim Basha

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se struktura e Partisë Demokratike po merret me mobilizimin dhe rregullin e situatës brenda saj.

Balliu thotë ‘Foltorja’ e ish-Kryeministrit Sali Berishës, i nevojitet opozitës për përballjen me Edi Ramën.

“Lulzim Basha e ka të pamundur që të mbledhë njerëz. Tani e ka të pamundur të ftojë njerëz në ditëlindje e jo më në protestë. E gjithë struktura e PD po merret me mobilizimin dhe rregullimin e të gjithë situatës brenda partisë.

Armiku themelor dhe një nga arsyet kryesore se përse ‘Foltorja’ i nevojitet opozitës dhe mbarë vendin është përballja me Edi Ramën. Kjo është arsyeja se përse vijnë njerëzit. Kanë parë që lidershipi aktual nuk ka asnjë plan për t’u përballur me Edi Ramën”, tha Balliu për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat