Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri në rolin e James Bond

Shqipëria

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri në rolin e James Bond

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 20:58
Alastair King-Smith

Numri një i diplomacisë britanike në vendin tonë Alastair King-Smith, ka hequr kostumin e diplomatit për pak orë për të veshur atë të agjentit të famshëm anglez mishëruar në rolin e James Bond.

Ambasadori publikoi këtë të dielë një video nga brenda makinës së tij rrugës duke shkuar për të parë premierën e filmit “S’ka kohë për të Vdekur”.

Në këtë video ambasadori thotë:

Nuk është e shpeshtë si ambasador të të jepet mundësia të pretendosh sikur je James Bond, por shpesh mendojnë si diplomat “a je agjent sekret?” Por në të vërtetë mendoj diplomatët më të mirë janë diplomatët e vërtetë.

Po ikim në një event këtë mbrëmje ku do t’u tregojmë si vërtet bëhet premiera e filmit James Bond 007, në Tiranë. Në praninë e vipave dhe me flamura britanikë nëpër rrugë, me disa Range Rover e Jaguar të tregojnë më të miren e Britanisë me vetë filmin. Le ta shohim se si do të shkojë mbrëmja!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat