Vasili, Ramës: Ja si mund të rriten rrogat dhe pensionet në Shqipëri

Shqipëria

Vasili, Ramës: Ja si mund të rriten rrogat dhe pensionet në Shqipëri

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 21:27
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar mbi planin e prezantuar nga kryeministri Edi Rama për përballimin e krizës së energjisë.

Vasili shkruan se rrogat dhe pensionet rriten nëse kryeministri Edi Rama do të vidhte më pak.

“Edi vidh me pak dhe rrogat e pensionet rriten që ç’ke me atë pune! Nuk është ndonjë sakrifice e madhe vetëm mblidhe pak dorën e grabitjes dhe kaq!

E dinë të gjithë qe e ke dorën plumb të rendë!

Ndaj vetëm lehtësoje pak dorën dhe zgjidhen pensionet dhe rrogat fët e fët, aq kollaj si asnjë here qe nga koha e Skënderbeut”, shkruan Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat