Kundërshtoi dhe goditi policin në krye të detyrës, arrestohet 57 vjeçari

Shqipëria

Kundërshtoi dhe goditi policin në krye të detyrës, arrestohet 57 vjeçari

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një 57 vjecar në Kavajë është arrestuar ditën e sotme pasi ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësin e policisë bashkiake në Kavajë.

Shtetasi me inicialet S.Sh sulmoi punonjësin e policisë në krye tëdetyrës, kështu që u bë arrestimi i tij i menjëhershëm nga specialistët për hetimin e krimit.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat