Aksident i frikshëm, makina me 3 anëtarë të një familjeje bie në kanal

Shqipëria

Aksident i frikshëm, makina me 3 anëtarë të një familjeje bie në kanal

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i frikshëm është regjistruar në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull. Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një familjeje, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Bëhet me dije se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora.

Fatmirësisht, asnjë nga të aksidentuarit nuk ka patur lëndime serioze.

Nga ana e bluve pohohet se shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë lagështira nga reshjet e orëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat