Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, në pranga 2 shtetas

Shqipëria

Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, në pranga 2 shtetas

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat