"Ka ardhur një pikë ku nuk mban më" Florjan Binaj fton qytetarët t'i bashkohen protestës sot para kryeministrisë: Nuk duam flamuj partie

Shqipëria

"Ka ardhur një pikë ku nuk mban më" Florjan Binaj fton qytetarët t'i bashkohen protestës sot para kryeministrisë: Nuk duam flamuj partie

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:18
Florjan Binaj

Sot pasdite në orën 17:00 do të zhvillohet para kryeministrisë protesta e dytë kundër rritjes së çmimeve të produkteve në vendin tonë.

"Ka ardhur  në një pikë që nuk mban më. Të gjithë ne qytetarët pse duhet të paguajmë pasoja e qeverisjes së gabuar në këto 30 vite" thotë Florjan Binaj i ftuar sot në mëngjes në studion e emisionit "Ditë e Re" në RTV Ora.

Aktori i njohur i humorit është angazhuar fort në këtë protestë për një arsye.

"Po ngremë zërin për ata që nuk kanë mundësi të ngrenë zërin. Unë dal në protestë për shtresën e varfër që nuk ngre dot zërin.

Kur e bën gabimin qytetari e paguan qytetari kur bën gabim një qeveri e paguan prapë qytetari. Kjo lloj padrejtësie ka ardhur një pikë që nuk mban më," u shpreh Binaj.

"Duhet të jemi kritikë ndaj çdo qeverie", thotë aktori i humorit.

Flori tha se në protestë morën pjesë qytetarë nga jashtë, për të ngritur zërin për personat që nuk kanë mundësi.

"Kanë ardhur qytetarë nga Anglia, Itali, Kosova në protestë për të ngritur zërin për ata që nuk kanë mundësinë."

Aktori tha se protestës sot do t'i bashkohen edhe aktorët tjerë të  humorit.

Binaj ka një thirrje për të gjithë protestuesit sot, jo flamuj  partiak.

"Ju lutem asnjë parti politike mos vijë në protestë, duam vetëm qytetarë të thjeshtë, nuk duam flamuj partiak," tha Binaj.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat