U kap me emigrantë të paligjshëm dhe kokainë në makinë, arrestohet 17-vjeçari dhe bashkëpunëtorja

Shqipëria

U kap me emigrantë të paligjshëm dhe kokainë në makinë, arrestohet 17-vjeçari dhe bashkëpunëtorja

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për transportin e emigrantëve të paligjshëm. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, i identifikuar si A. Sh., 23 vjeç.

17-vjeçari u kap në rrugën “Allaman Dervsihi” me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, brenda të cilit kishte emigrantë të paligjshëm që iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Ndërsa një 19-vjeçare dyshohet se siguronte lidhjen midis të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe emigrantëve.

“Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G.M.,17 vjeç dhe G. B., 19 vjeçe. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 23 vjeç”, njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat