U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht 40-vjeçari

Shqipëria

U kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht 40-vjeçari

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Durrësit sepse u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Ai u ndalua në aksin Rrugor Manzë-Shkallë teksa drejtonte mjetin tip “Benz”. “Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. T., 40 vjeç, po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

"Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Stacionin Policor Manzë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin G. T., 40 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. T. janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat