Vodhi 9 biçikleta, kamerat e sigurisë kapin mat 38-vjeçarin

Shqipëria

Vodhi 9 biçikleta, kamerat e sigurisë kapin mat 38-vjeçarin

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 15:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 38-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur 9 biçikleta në lagje të ndryshme të qytetit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. M., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Mësohet se janë sekuestruar disa pajisje që përdorte autori për të kryer vjedhjet.

“Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 8 rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë muajve, korrik, gusht, shtator dhe tetor, konkretisht:

Më 19.07.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. S., në lagjen nr. 12, Durrës;

Më datë 15.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 12,  Durrës;

Më datë 26.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit T. K., banues në lagjen nr. 12, Durrës;

Më datë 27.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit D. C., në lagjen nr. 12, Durrës;

Më datë 12.09.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases M. T., në lagjen nr .4, Durrës.

Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. M., banues në lagjen nr. 17/1, Durrës; 

 Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit P. M., në lagjen nr. 17/1, Durrës;

 Më datë 07.10.2021, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit S. T., banues në lagjen nr. 11, Durrës. “- njofton policia.

Materialet për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja".

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat