Florian Binaj: Imitoj Edi Ramën, por nuk jam fans i tij. Ja pse po protestoj

Shqipëria

Florian Binaj: Imitoj Edi Ramën, por nuk jam fans i tij. Ja pse po protestoj

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:26
Florian Binaj

Rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë elektrike bëri që qytetarët të mblidheshin në një protestë ditën e mërkurë më 6 tetor në orën 17 në Tiranë.

Një nga personazhet publike që mori pjesë në protestë ishte edhe aktori i Portokallisë, Florian Binaj.

I ftuar në Top Talk , për të komentuar pjesëmarrjen e tij në protestë, Binaj sqaroi dhe faktin pse shumë deri më tani e cilësonin si një fans të kryeministrit Edi Rama.

“Ata që kanë menduar që jam një fans i Edi Ramës nuk kanë parë numrat e mi në Portokalli, se çfarë i kam bërë jo vetëm Edi Ramës jo vetëm tani 8 vite në qeveri, por dhe më parë kur ka qenë në opozitë.

Dhe Portokallia ka qenë vërtet opozitare me qeveritë që nga 2004 dhe deri më sot. Me të qeshme me të ngjeshme. Unë mendoj që asnjë politikan që është sot i opozitës, apo pozitës,  nuk i takon të jetë pjesë e kësaj proteste sepse nëse jemi në këtë pikë sot, jemi edhe prej tyre , sepse janë të njëjtat parti që kanë 30 vite , sepse nëse në këto 30 vite nuk kanë funksionuar gjërat siç duhen është dhe për faj të tyre.

Kështu që si mund ta dalloj unë që ai po vjen si qytetar dhe jo si opozitar. A ka dalë ndonjë qeveri sot të kërkoje falje për gjërat që ka bërë. Asnjë.”, tha ai në Top Talk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat