Protesta në Tiranë/ Flor Binaj thirrje artistëve: Hajdeni se s’ju bien ndjekësit në Instagram

Shqipëria

Protesta në Tiranë/ Flor Binaj thirrje artistëve: Hajdeni se s’ju bien ndjekësit në Instagram

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:15
Flor Binaj

Artisti Florjan Binaj, i cili është i pranishëm në protestën para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, u bëri thirrje të gjithë artistëve që t’i bashkohen.

“Mos rrini ta shihni protestën nga Instagrami, bravo të rinjve dhe të rejave që janë këtu. U bëj thirrje të gjithëve që të vini të protestoni, u bëj thirrje artistëve se nuk ju bien ndjekësit në Instagram. Të gjithë e duam vendin si Evropa por çmimet dhe taksat s’i kemi si Europa. Hajde mblidhemi ta bëjmë, si Evropa. Mos ecni me mendimin ‘Shyqyr na dhjeu zogu të na ecë mbarë’’, tha aktori.

Kjo është protesta e dytë e mbajtur në Tiranë kundër rritjes së çmimeve dhe energjisë elektrike.

Është e paqartë nëse do të ketë protestë nesër apo të hënën, pasi në megafon u dhanë informacione të ndryshme. Një qytetar tha se protesta e radhës do të jetë të hënën e ardhshme për shkak të shiut, ndërsa aktivisti Ervin Goci u shpreh se do të vijojë në mënyrë intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat