Pas debateve në grupin e PD-së, Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i komisionit të Sigurisë

Shqipëria

Pas debateve në grupin e PD-së, Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i komisionit të Sigurisë

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 21:49
Flamur Noka

Pas debateve në grupin parlamentar të PD-së, Flamur Noka është shkarkuar si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat