Shkarkimi i Bashës nga Noka, reagon Albana Vokshi: Futja në rresht e çon PD-në në vdekje

Shqipëria

Shkarkimi i Bashës nga Noka, reagon Albana Vokshi: Futja në rresht e çon PD-në në vdekje

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 23:26
Albana Vokshi

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, ka reaguar lidhur me shkarkimin nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka, me vendim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Vokshi duket se ka dalë kundër kreut të PD-së Lulzim Basha me vendimin e këtij të fundit për shkarkimin e Nokës. Nënkryetarja e PD-së shkruan se liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.” shprehet Vokshi.

Kujtojmë se përveç shkarkimit nga Komisioni i sigurisë Basha e ka paralajmëruar Nokën edhe me shkarkim nga Grupi Parlamentar i PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat