Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të përqendruara në jug të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior.

Ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat