Shkarkimi i Flamur Nokës, Basha: S’mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker

Shqipëria

Shkarkimi i Flamur Nokës, Basha: S’mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 10:44
Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi ka shkarkuar Flamur Nokën nga posti i zëvendës kryetarit të komisionit të sigurisë.

Basha tha se nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto.

“Zotit Noka i kanë komunikuar shkarkimin e tij nga detyra, nuk e kanë përjashtuar por paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë.

Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen”, deklaroi kryedemokrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat